Masat e AKU në sezonin veror/ Kola: Janë ngritur grupet inspektuese, është shtuar edhe një task forcë

Drejtori i Komunikimit të Riskut, AKU, Tommy Kola në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Alert’’ në Ora Neës u shpreh se janë ngritur grupe inspektuese të AKU që do jenë kryesisht në zonat turistike.

Kola: Kjo është një rutinë tashmë e krijuar prej vitesh në AKU.

Plani i masave është i detajuar dhe ka disa elementë.

Janë ngritur grupet tona inspektuese.

Është shtuar edhe një task forcë.

Po ashtu në bashkëpunim me grupet inspektuese për një vëmendje të rreptë ndaj të gjitha situatave që mund të ndodhin në zonat turistike.

Pra kontrolleve rutinë, mbikqyrje rutinë, monitorime rutinë kryesisht në zonat turistike.