Pse digjen makinat në rrugë? Ndokaj: Një nga burimet është bateria, kemi rritje të mjeteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2025, 21:12
Pedagogu në teknologji automobilash, UAMD, Eduart Ndokaj i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se një nga arsyet apo burimet se pse makinat marrin flakë është bateria.
Ndokaj: Para pandemisë viti 2019 në Shqipëri kishte 240 mijë makina në qarkullim kurse sot kemi gati 1 milion makina.
Kemi 4 herë më shumë makina se sa kishim para 6 vitesh.
Gjithmonë një nga burimet e flakëve është korenti është bateria.
Shqipëria nuk prodhon automobile, kështu që ne automobilat i importojmë nga jashtë.
Praktikisht qytetari evropian apo amerikan ose kinez përdor të njëjtat makina që përdorim ne.
Në rrugët tona sot ne kemi të gjithë larminë, të gjithë market prezente.
