JO SHFRYTËZIM! Punonjësit e Transportit e Telekomunikacionit kërkojnë paga e kushte pune. FSPTTSH i bashkohet nismës globale

Punonjës të transportit dhe telekomunikacionit protestuan në kuadër të fushatës “Java e Veprimit për Tarifat e Drejta 2025”.

Ata kërkuan paga të drejta, kushte më të sigurta pune dhe respekt për dinjitetin e tyre, duke i bërë thirrje institucioneve të ndërhyjnë me masa konkrete.

Me mjete simbolike që përfaqësonin realitetin e përditshëm të punës dhe pankarta në duar punonjësit  e sektorit të transportit dhe telekomunikacionit, protestuan në Tiranë duke iu bashkuan nismës ndërkombëtare “Java e Veprimit për Tarifat e Drejta 2025”.

Organizimi nga Federata e Sindikatave të Punonjësve të Transportit dhe Telekomunikacionit të Shqipërisë, kishte qëlim ndërgjegjësimin për kushtet e të drejtat.

Punonjësit e sektorit të transportit kërkuan më shumë vëmendje nga institucionet ndaj problematikave të sektorit

Organizatorët bënë me dije se do të vijojnë me hapa të tjerë ndërgjegjësimi teksa kërkuan mbështetjen e gjithëve që ti bashkohen kësaj nisme.

JO SHFRYTËZIM! Punonjësit e Transportit e Telekomunikacionit