Irani sulmon online Shqipërinë/ Hakerohet faqja e bashkisë së Tiranës: Kërkojnë të goditet Manza
Homeland Justice, i konsideruar si grupi i hakerave iranianë, është rikthyer me kërcënime ndaj Shqipërisë.
Madje në mesazhin e fundit rikthejnë në vëmendje dhe kampin e Manzës ku qëndrojnë të strehuar muxhahedinët që në tekstin e shpërndarë i konsiderojnë egërsira.
Më tej përmes rrjetit telegram vlerësojnë se toka shqiptare ishte e detyruar t’i mirëpriste duke përmendur dhe traditën e mikpritjes, por shtojnë që iranianët kanë të drejtën të sulmojnë kampin me raketa.
Sulmin ndaj Shqipërisë “Homeland Justice”, e nisi duke publikuar në tre d pamje të bashkisë së Tiranës, duke pretenduar se kanë ndërprerë funksionimin e faqes zyrtare dhe se kanë nxjerrë të dhëna të ndjeshme dhe kanë fshirë të gjithë serverët.
“Pas sulmit” në postimin e tyre shfaqet një ekran bosh me efekt të dëmtimit grafik.
Kërcënimet e Homeland Justice vijnë vetëm pak ditë pasi presidenti bajram Begaj dhe ministri i jashtëm Igli Hasani deklaruan se Shqipëria mbështet të drejtën e izraelit për tu mbrojtur dhe se Irani nuk duhet të krijojë armë bërthamore.
Në këtë mënyrë Tirana zyrtare u rendit në krah të shteteve që kanë mbështetur në sulmet me raketa të izraelit ndaj Iranit që kanë zgjatur disa ditë e ku janë vrarë gjeneralë të lartë Iranian si dhe shkencëtarë të armëve bërthamore.
Në vitin 2022 hakerat Iranian realizuan një sulm kibernetik ndaj Shqipërisë, por që u arrit të ndaloheshin pas ndërhyrjes së FBI dhe ekspertëve të Windows.
