Zhduket i moshuari në Tiranë, i biri: Ka 2 ditë që nuk vjen në shtëpi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2025, 11:25
Një 71-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë i biri i të moshuarit që ka denoncuar në policinë e kryeqytetit zhdukjen e babait të tij.
Bëhet me dije se 71-vjeçari është larguar nga banesa prej datës 18 qershor dhe prej këtij momenti familjarët nuk kanë asnjë informacion në lidhje me të moshuarin. Policia njofton se po punojnë për gjetjen e 71-vjeçarit.
