DETAJE nga të shtënat drejt hotelit të ish-shoferit të Arjan Ndojit/ Djali i pronarit po flinte në një nga dhomat përballë rrugës! Dyshohet se qëlluan nga kodra

Detja të reja vijojnë të dalin nga të shtënat me armë zjarri në lokalin e ish-shoferit të Arjan Ndojit, Mandi Vogës. Bëhet me dije se në një nga dhomat e hotelit përballë rrugës, ku breshëria e plumbave kapi katin e parë ku ndodhet restoranti dhe katin e dytë po flinte gjumë djali i pronarit.

Ndërsa Mandi Voga dhe pjesa tjetër e familjes po flinin në dhomat, në anën e pasme të hotelit. Gjithashtu dyshohet se kanë qenë dy persona të cilët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga kodra përballë hotelit.

Ndërkohë shenjat e plumbave janë të dukshme kudo në ambientet e lokalit dhe hotelit, madje edhe në tavullat e duhanit, si edhe në pemët përreth biznesit. Po ashtu në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja, megjithatë ende nuk dihen autorër dhe arsyet e të shtënave.