Pas 2 vitesh në arrati/ Kapet 42-vjeçari që vodhi 10 mijë euro në një studio ligjore në Tiranë
Pas një periudhe dyvjeçare në arrati, është ndaluar 42-vjeçari E. (F.) L., i cili akuzohet për vjedhjen e rreth 10 mijë eurove në një studio ligjore, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ngjarje e ndodhur në vitin 2023.
Sipas hetimeve, ai ka vepruar në bashkëpunim me bashkëshortët A. Rr. dhe E. Rr. Për këtë ngjarje, ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Tiranë
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor “Kodi”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër pasurisë.
Vodhi një shumë të konsiderueshme parash në një studio ligjore në bulevardin “Gjergj Fishta”, 2 vjet më parë, lokalizohet dhe kapet 42-vjeçari.
Në kuadër të operacionit “Kodi”, si rezultat i kontrolleve në bazë të informacioneve të siguara në rrugë operative, u mundësua lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, E.(F.) L., 42 vjeç.
Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim.
42-vjeçari akuzohet se bashkë me bashkëshortët A. Rr dhe E. Rr., në vitin 2023, ka vjedhur rreth 10 000 euro në një studio ligjore, në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
