FSHIKËZ TË RE URINARE NGA ZORRËT! Teknikë moderne kirurgjikale në “Spitalin Amerikan 3”

Një teknikë moderne kirurgjikale në Spitalin Amerikan 3 po ndihmon pacientët me kancer të fshikëzës urinare të rifitojnë funksionin normal të urinimit më shpejt dhe të shmangin sistemet e pakëndshme për largimin e urinës nga trupi.

Dr. Faruk Dogan, Shefi i Departamentit të Urologjisë në Spitalin Amerikan 3, shpjegon se zgjidhja më e avancuar është ndërtimi i një neo-fshikëze ortotopike, një fshikëz e re brenda trupit, që i jep pacientit mundësinë të jetojë normalisht.

Dr. Faruk Dogan: “Pas heqjes së fshikëzës, pacienti ka dy mundësi: e para është një dalje e jashtme për urinën, me një qese plastike në bark. Por metoda që ne përdorim në Spitalin Amerikan 3 është shumë më e avancuar, ndërtimi i një fshikëze të re me pjesë nga zorra e hollë, e cila vendoset në të njëjtin vend si fshikëza origjinale. Kjo fshikëz e re lidhet me ureterët dhe lejon urinim natyral përmes retrës”.

Me këtë fshikëz të re, të gjitha materialet janë nga trupi i pacientit, duke eliminuar nevojën për antibiotikë apo medikamente imunosupresive për të parandaluar refuzimin.

Dr. Faruk Dogan: “Ndërhyrja komplekse dhe delikate realizohet me sukses në 90-95% të pacientëve që i nënshtrohen cistektomisë. Rezultatet janë shumë të kënaqshme, si për pacientët, ashtu edhe për mjekët. Pacienti nuk ka më nevojë për qese të jashtme, nuk ka plagë të dukshme, dhe nuk kufizohet në aktivitetet e përditshme. Mund të notojë, të udhëtojë, të punojë pa asnjë pengesë fizike apo psikologjike.”

Neo-fshikëza ortotopike është një nga risitë më të mëdha të kirurgjisë urologjike bashkëkohore.

Kjo teknikë, e kryer nga Dr. Faruk Dogan dhe ekipi i tij, aplikohet tashmë edhe në Shqipëri, në “Spitalin Amerikan 3”, duke ofruar zgjidhje të standardeve ndërkombëtare për trajtimin e tumoreve të sistemit urinar.