Trump: Në fund të dy javëve të ardhshme do të vendosim çfarë do të bëjmë me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump do të marrë një vendim për një ndërhyrje të mundshme amerikane në Iran “brenda dy javësh”, duke vlerësuar “në mënyrë thelbësore” mundësinë e negociatave me Teheranin, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
“Në negociatat e ardhshme do të marrim vendim se çfarë do të bëjmë ose jo në fund të dy javëve të ardhshme”, njoftoi presidenti.
Presidenti amerikan, Donald Trump ngriti dyshime dje rreth mundësisë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kryejnë sulme ndaj Iranit duke u thënë gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë se ”ndoshta do ta bëj, ndoshta jo”.
”Dua të them, askush nuk e di se çfarë do të bëj”, shtoi presidenti amerikan, i cili i kishte bërë thirrje Iranit një ditë më parë për një ”dorëzim pa kushte” pas disa ditësh lufte me Izraelin.
