NË “SHENJESTËR” TË SERBISË! Eksperti: Beogradi databazë të zyrtarëve, rrezik i lartë për arrestime
Arrestimi i ish-policit Arbnor Spahiu në Serbi shihet si pjesë e një fushate të organizuar politike kundër zyrtarëve apo ish zyrtarëve të sigurisë së Kosovës. Ekspertët paralajmërojnë rrezik për raste të tjera dhe kërkojnë reagim të fortë institucional dhe diplomatik nga Kosova.
Arrestimi i ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, më 7 qershor në Serbi, shihet nga ekspertët si pjesë e një veprimi të koordinuar politik të shtetit serb kundër ish-zyrtarëve të sigurisë së Kosovës
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, e quan këtë rast jo thjesht një çështje ligjore, por pjesë të një strategjie të qëllimshme të Beogradit.
Në intervistë për Ekonomia Online, AI paralajmëron se rreziku për raste të ngjashme është i lartë, pasi Serbia ka krijuar një bazë të dhënash të posaçme për ish-zyrtarët e sigurisë së Kosovës.
Sipas ekspertit ky është një rast tjetër që tregon për nevojën e shtuar të veprimit institucional dhe diplomatik nga autoritetet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë.
Ish-efektivi i policisë, Arbnor Spahiu akuzohet nga Autoritetet serbe për “vrasje të rënduar” lidhur me ngjarjet në Banjsk në shtator 2023, kur një grup i armatosur nga Serbia sulmoi agjentët e policisë së Kosovës.
Presidentja Osmani e cilësoi veprimin arbitrar, ndërsa Kryeministri Kurti premtoi angazhim maksimal për lirimin e tij sa më shpejt.

