Behluli: Vuçiç po luan në dy karrige, i ruan raportet historike me Rusinë

E ftuar në "Ora News" nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga Serbia, gazetarja Ardita Behluli tha se presidenti Vuçiç po vazhdon strategjinë e tij diplomatike “në dy karrige”, duke ruajtur marrëdhëniet me Perëndimin, por pa prishur lidhjet historike me Rusinë.

"Në fakt është pritur një qëndrim i presidentit Vuçiç në këto raste vendimtare sepse ne e dimë qëndrimin e shtetit të Serbisë dhe presidentit të Vuçiç karshi Rusisë.

Edhe njëherë presidenti Vuçiç me mos nënshkrimin e deklaratës së përbashkët në samitin e Tiranës tregoi rezervë ndaj deklaratës anti Ruse.

Strategji diplomatike në dy karrige. Prap ka bërë lojën e tij presidenti Vuçiç duke aluduar se ai ka raporte të mira me perëndimin por raportet e tij historike si shteti i Serbisë nuk do ta prishin me partnerin e tyre strategjik, me Rusinë.

Mundësia e fushë veprimit të presidentit Vuçiç çdo ditë vjen dhe ngushtohet. Ajo çfarë është interesante nuk kemi reagime zyrtarë nga faktorë ndërkombëtarë për veprimin e zotit Vuçiç dhe mosnënshkrimin e deklaratës së përbashkët.

Këtë strategji diplomatike Vuçiç e ka përdorur edhe në raste të kaluara", u shpreh Behluli.