Osmani takim me Kover: Kosova është e vendosur për kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë!
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë foto të vizitës së saj zyrtare në Hungari. Osmani është takuar me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, Laszlo Kover.
Presidentja bëri me dije se ajo ka folur me Kover në lidhje me rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror. Ajo theksoi se Kosova është e vendosur të hapë kapituj të ri të bashkëpunimit me shtetin hungarez.
“Në takim me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, z. László Kövér në Budapest, diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në përfitim të qytetarëve të të dyja vendeve. Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë dhe në të njëjtën kohë, t’i ruajë raportet historike dhe t’i fuqizojë lidhjet në mes popujve tanë”, shkruan Osmani.
