“SHBA, aleati që gjithmonë i ka zgjatur dorën Kosovës”/ Dili: Duhet të qëndrojmë të rreshtuar pas politikave amerikane
Gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në "Ora News", analisti Visar Dili vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën, duke e cilësuar Amerikën si aleatin më të rëndësishëm historik dhe strategjik në rrugëtimin e saj shtetformues.
" Personalisht jam shumë i kënaqur që në këtë kohë kur kemi këto krizat globale, lufta të cilat shpërthejnë gjithandej, kemi në këtë rast Trump-in i cili nuk e harron Ballkanin, asesi Kosovën.
Mos harrojmë se SHBA përveç se ishin aleati kryesor i Kosovës në luftën për çlirim dhe pavarësi, janë edhe një ndër shtetet që na kanë ndihmuar ekonomikisht më së shumti.
Pra, në bazë të fondeve të ndryshme e kanë mbajtur në një farë forme Kosovën si shtet të gjallë dhe duke mos i anashkaluar këto asnjëherë bindja ime nuk thotë ndryshe që përveç se Amerika nuk e largon syrin e saj nga Kosova, po që edhe Kosova duhet të dijë të rreshtohet mbrapa Amerikës, pra të rreshtohet prapa politikave Amerikane.
Duhet të dimë që këtu ku jemi sot nuk kemi ardhur vetëm po e kemi një mik, një aleat shumë të fortë që na e ka zgjatur dorën", u shpreh Dili.
