Situata në Lindjen e Mesme, Abazi: Lufta në emër të paqes, mashtrim i madh. Kemi të bëjmë me kapje të burimeve të energjisë
Për ekspertin e sigurisë Sulejman Abazi, përplasja e armatosur mes Izraelit dhe Iranit ka krijuar një situatë mjaft delikate jo vetëm ndaj dy vendeve në konflikt por në gjithë Lindjen e Mesme
“Sigurisht që është një situatë mjaft delikate që ka efekte dhe ndikime globale.
Por ajo që dua të them është që lufta që zhvillohet sot në emër të paqes dhe sigurisë, sigurisht që është mashtrimi më i madh që po i bëhet njerëzimit, pasi të gjithë e kuptojnë se pas këtyre konflikteve dhe luftrave qëndrojnë interesa të mëdha financiare dhe ekonomike, dhe bota nuk po ecën sot sipas konceptit të ribërjes, por sipas konceptit të rindarjes, kapjes së territoreve dhe veçanërisht të kapjes së burimeve të energjisë”, u shpreh eksperti Sulejman Abazi.
NDIQNI ANALIZËN E PLOTË TË SITUATËS NË LINDJEN E MESME TË EKSPERTIT SULEJMAN ABAZI

