G7: IZRAELI KA TË DREJTË TË MBROHET! Deklarata e përbashkët: Irani, burim i paqëndrueshmërisë në rajon

Duke e parë Iranin si burimi kryesor i paqëndrueshmërisë dhe terrorit rajonal në Lindjen e Mesme, vendet e G7 theksojnë të drejtën e Izraelit për tu mbrojtur. Përmes një deklarate të përbashkët ata theksojnë se zgjidhja e konfliktit atje do ti jepte një mundësi më shumë edhe arritjes së paqes në Gaza.

Udhëheqësit e ekonomive kryesore demokratike të botës, G7, mes të cilëve edhe presidenti I SHBA, Donald Trump rikonfirmuan mbështetje për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe kundërshtuan një Iran të pajisur me armë bërthamore.

Shprehën mbështetje për Izraelin në një deklaratë të përbashkët në fund të samitit në Kanada duke e cilësuar Iranin si burim të paqëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme

“Ne, udhëheqësit e G7-ës, përsërisim angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme. Në këtë kontekst, ne pohojmë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Ne përsërisim mbështetjen tonë për sigurinë e Izraelit. Ne gjithashtu pohojmë rëndësinë e mbrojtjes së civilëve”.

Liderët e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë,Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë e Japonisë, bënë thirrje për qetësim të tensioneve Izrael Iran, dhe armëpushim në Gaza

Sinkron Irani është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë dhe terrorit rajonal. Ne kemi qenë vazhdimisht të qartë se Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore. Ne kërkojmë që zgjidhja e krizës iraniane të çojë në një ulje më të gjerë të armiqësive në Lindjen e Mesme, duke përfshirë një armëpushim në Gaza.

Ata theksuan se do të mbeten vigjilentë ndaj implikimeve për tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe do të koordinohen së bashku me partnerët me të njëjtat qëllime, për të mbrojtur stabilitetin e tregut.

Pas takimit u njoftua gjithashtu se liderët e G7 ranë dakord mbi një strategji të përkohshme për të ndihmuar në mbrojtjen e furnizimit me minerale kritike dhe për të forcuar ekonomitë e tyre.