20 vende arabe e myslimane, dënojnë sulmin e Izraelit ndaj Iranit: Zgjidhje diplomatike, jo ushtarake

Ministrat e Jashtëm të 20 vendeve arabe dhe myslimane dënuan sulmet e Izraelit ndaj Iranit dhe bënë thirrje për qetësimin e tensioneve mes dy vendeve në ditën e pestë të konfliktit.

Ata shprehin nevojën për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve dhe parimeve të fqinjësisë së mirë," duke u bërë thirrje të gjitha palëve që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet me mjete paqësore, thuhet në një deklaratë të përbashkët të shefave të diplomacisë.

Vendet arabe dhe muslimane gjithashtu "nënvizuan rëndësinë e krijimit të një Lindjeje të Mesme pa armë bërthamore dhe armë të tjera të shkatërrimit në masë," dhe u bënë thirrje vendeve që të aderohen në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.

Izraeli nuk është palë në këtë traktat – një marrëveshje ndërkombëtare e krijuar për të ndaluar përhapjen e armëve bërthamore.

Ministrat e Jashtëm të Egjiptit, Jordanisë, Pakistanit, Bahreinit, Bruneit, Turqisë, Çadit, Algjerisë, Komoreve, Emirateve të Bashkuara Arabe, Xhibutit, Arabisë Saudite, Sudanit, Somalisë, Irakut, Omanit, Katarit, Kuvajtit, Libisë dhe Mauritanisë shprehën "shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e rrezikshëm në rajon."

Ata theksuan se konflikti duhet të zgjidhet përmes diplomacisë dhe “nuk mund të zgjidhet me mjete ushtarake.”

Deklarata e përbashkët e vendeve arabe e myslimane vjen në të njejten kohe me atë të vendeve të G7, si një mesazh ndërkombëtar që kërkon qetësimin e konfliktit Iran-Izrael dhe respektimin e ligjeve ndërkombëtare.