Izraeli thotë se ka vr*rë Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2025, 09:08
Ushtria izraelite pretendoi të martën se kishte vrarë Ali Shadmanin, të cilin e identifikoi si shefin e shtabit të forcave të armatosura të Iranit, raporton Reuters.
Ushtria e përshkroi Shadmanin si “komandantin më të lartë ushtarak të Iranit”.
Shadmani u emërua në rolin e tij pas vrasjes së Gholamali Rashid javën e kaluar nga forcat izraelite, i cili ishte ish-kreu i Shtabit Qendror të Khatam al-Anbiya.
