Starova: Nuk ikën vëmendja nga Ukraina për shkak të konfliktit që ka nisur me Izraelit dhe Iranit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2025, 22:21
Arian Starova, ish zv. Ministër i Mbrojtjes tha se qendra vendimmarrëse dhe aktorët e rëndësishëm të botës, i shohin të gjitha luftërat njëlloj, ndryshe nga mediet.
Starova: Qendra vendimmarrëse dhe aktorët e rëndësishëm të botës, i shohin të gjitha luftërat njëlloj. Nuk mendoj se përqendrohet vëmendja në konfliktin e ri dhe të harrohet i vjetrit. Nuk ndodh kjo sepse çdo konflikt ka peshën e vet. Nuk harrohet lufta në Ukrainë.
Sigurisht që vëmendja mediatik ndodh që të largohet, por nuk ndodh me aktorët dhe politikanët e botës. Vëmendja mediatike është e përkohshme. Nuk është qëllimi i Izraelit që të vrasë civilët, por është një produkt i luftës.