Tragjedi në Brazil/ 2-vjeçari vret aksidentalisht nënën e tij me armën e babait
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil. Mësohet se një 2-vjeçar ka qëlluar për vdekje nënën e tij 27-vjeçare me armën e babait të tij.
Një kamera sigurie regjistroi incidentin tragjik që ndodhi në Rio Verde de Mato Grosso. Në video, 2-vjeçari shihet duke marrë armën Glock 9 mm nga tavolina dhe duke e ekzaminuar atë për sekonda, përpara se të tërheqë këmbëzën, sapo nëna e tij kthen shikimin drejt tij.
Çifti dukej i përfshirë në bisedën e tyre saqë nuk e vunë re djalin e tyre që mbante armën derisa ishte tepër vonë. Deborah Rodriguez Monteiro, 27 vjeçe, u qëllua në gjoks dhe në krah.
Burri i saj mori armën që fëmija e kishte hedhur në dysheme dhe u përpoq ta ndihmonte, por për fat të keq ishte tepër vonë. 27-vjeçarja u dërgua në spital dhe vdiq. Inspektori Daniel Felismino tha se babai i fëmijës kishte leje për armëmbajtje.
