Lu*ta Izrael-Iran/ Nesho: Është konflikt i vjetër, çështja është që Irani të mos pajiset me armë bërthamore
Ish-Diplomati, Agim Nesho në një intervistë në Ora News u shpreh se lufta mes Izraelit dhe Iranit është një luftë e vjetër.
Nesho: Në fakt goditja e Izraelit ka për qëllim që të godasi gjithë strukturat ushtarake ose njerëzit që janë të lidhur me këtë gjë.
Në këtë kuptim kjo është një formë presioni.
Kjo është një luftë e vjetër që ka filluar që në 79’ midis Izraelit edhe regjimit teokratik të Iranit i cili në mënyrë të vazhdueshme ideologjikisht ka patur vdekje amerikanëve dhe mosekzistenca e Izraelit.
Që nga ky moment ka patur në mënyrë të vazhdueshme përplasje.
Momenti ka ndyshuar që nga koha e goditjes së Hamasit, Hezbollahut dhe një sërë arritjesh që Izraeli arriti ti shkatërrojë të gjitha organizatat e Iranit.
Tani çështja është për ndalimin e Iranit të pajiset me një armë bërthamore.
Është diçka e panegociueshme si për Perëndimin ashtu edhe për Iranin ekzistenca e një arme bërthamore.
