Belgjikë, sulm me thikë në një autobus, një viktimë dhe dy të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2025, 19:07
Një sulm me thikë ka ndodhur në një autobus në Antwerp. Mësohet se një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Sipas informacioneve autori i dyshuar, është arrestuar. Ndërkohë nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet.