Tubimet kundër Trump/ Protestuesi qëllohet me tre plumba, i riu ndërron jetë në spital

SHBA- Një protestues i cili u qëllua gjatë një tubimi kundër Donald Trump në Salt Lake City të shtunën ka vdekur.

Arthur Folasa Ah Lu, 39 vjeç, u qëllua nga një anëtar i ekipit të sigurisë së protestës.

Policia thotë se viktima ishte një protestues civil dhe plumbat nuk ishin të destinuar për të. 

Gjatë demonstratës, anëtarët e ekipit të sigurisë e panë 24-vjeçarin të dilte nga turma dhe të kërkonte një armë.

Dy nga ekipi e vunë re dhe i folën duke i kërcënuar me armë, por ai ngriti armën e tij dhe e drejtoi nga turma.

Më pas oficerët e kanë qëlluar 39-vjeçarin tre herë, ku si pasojë humbi jetën. 

Nuk është e qartë pse 24-vjeçari (i cili doli të mos kishte precedentë penalë) nxori armën, por ai akuzohet për shkaktimin e një situate të rrezikshme.

Policia nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim kundër dy anëtarëve të ekipit të sigurisë deri të dielën, dhe personi që qëlloi "bashkëpunoi me policinë".