Dorëzohet Irani!/ Teherani kërkon rifillimin e bisedimeve me SHBA-në dhe Izraelin për t’i dhënë fund konfliktit
IRAN- Irani ka deklaruar se kërkon t’i japë fund armiqësive dhe të rifillojë bisedimet mbi programet e tij bërthamore, duke u dërguar mesazhe Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara nëpërmjet ndërmjetësve arabë.
Në mes të një fushate të egër ajrore izraelite, Teherani u ka thënë zyrtarëve arabë se do të jenë të hapur për tu rikthyer në tryezën e negociatave për sa kohë që SHBA-të nuk i bashkohen sulmit.
Sipas Wall Street Journal, ata gjithashtu i përcollën mesazhe Izraelit duke thënë se është në interes të të dyja palëve, që dhuna të mbahet nën kontroll.
Gjithashtu Izraeli i cili kontrollon aktualisht hapësirën ajrore mbi Teheran dhe përballet me kundërsulme iraniane që shkaktojnë dëme të vogla ka pak arsye për të ndalur ofensivën.
Efekti i sulmeve izraelite mbi objektet bërthamore iraniane ka qenë i kufizuar.
Nga ana tjetër, sipas diplomatëve arabë që kanë folur me përfaqësues iranianë, Teherani duket se po llogarit që Izraeli nuk mund të përballojë një luftë të zgjatur dhe rraskapitëse, dhe se në fund do të detyrohet të kërkojë një zgjidhje diplomatike.
