SEZONI VEROR/ Dy turistë të huaj të plagosur vetëm dje, policia kalon në gatishmëri. Kufizohen nga pushimet, efektivët në punë 12 orë në ditë
Duke nisur kjo e hënë punonjësit e policisë së shtetit përgjatë 3 muajve të verës do të punojNë 12 orë në ditë.
Angazhimi i tyre lidhet me menaxhimin e fluksit të turiste që do të vizitojnë vëndin tonë.
Përqendrimi do të jetë në zonat e plazheve ku punonjësit do të jenë më të shumtë në numër.
Po ashtu rëndësi të veçantë i është dhënë eshe menaxhimit te trafikut gjatë vendeve turistike.
Mësohet se gjatë punës 12 orë përveç pagës punonjësit do të paguhen edhe për orët shtese.
Burimet bëjnë me dije se gjatë sezonit veror ashtu siç ka ndodhur një vit më parë punonjësit do të kufizohen nga pushimet verore ku lejen e tyre do mund ta kryejnë pas pushimeve.
Vlen të theksojmë se masat vijnë në një kohë kur vetëm ditën e djeshme janë shënuar dy aksidente në brigjet e Shqipërisë, ku nga mjetet e lundrimit u plagosën dy turistë të huaj.

