“Pallati 176” ndez skenën në Lezhë/ Nxënësit emocionojnë me humor dhe talent
Pallati 176 e shndërroi pallatin e kulturës në Lezhë në një skenë të gjallë humori dhe emocionesh të forta.
Aq sa ngjarje nga e shkuara por edhe në ditët e sotme, një djalë nga klasa punëtore, I dashuruar me vajzën e drejtorit të të atit që përfaqësonte klasën e lartë.
Por dhe frika e prindërve për të pranuar fejesën e vajzës në moshë të re.
“Do të fejohesh ti?”
Sigurisht nuk mund të mungojnë keqkuptimet kur familja synon të lidhë jetën e vajzës me një djal që ka profesion të mire.
“- Desha të bisedoj pak me zotin Sandër.
- Urdhëroni këtu e keni.
- Shoku Aleksandër kam ardhur të flas vetëm me ju.”
Ndroja e djalit për tia treguar ndjenjat e vajzës që do pasqyrohen më së miri.
“- Keni biseduar ndonjë punë fejese?
- As babanë nuk e njoh e as nuk dua ta njoh fare.
- Më falni se desh ju lashë dhe juve pa fejuar.”
Por së ky incident solli që gjithccka ta thonë hapur.
“- Sa për dijeni kjo është vajza që kam kërkuar. E kam ndjekur dhe e kam dashuruar. Ah, e thash më në fund se plasa.
- Ti paske një guxim të tmerrshëm”
E gjithçka përcillet më tej me shenjat e frikës mes çiftit
“- Jo o Fredi jo. Paragjykime kanë si çift.
- Po ti çfarë ju the?
- Unë I kundërshtova.
- Është babi im ai. Atë babain tend e njeh mirë apo jo?
- Jo moj jo nuk e njoh fare. Kush është ai?”
E në fund dashuria triumfon
“ - Po për kokën e Fredit ne nuk dime gjë.
- Ti biem shkurt këtij muhabeti. Djali juaj dashuron vajzën time.
- Të na trashëgohen”
Gjithçka u realizuan një grup të nxenesish të shkollës “Besëlidhja” të cilët në skenë u ngjitën si profesionist
Nën drejtimin e mësueses Alketa Bejtja, qe drejton klubin e teatrit në kete shkolle të rinjtë u përballën jo vetëm me rolet, por me gjithë karakterin e thellë e të ngarkuar që mbart vepra.
"Kjo komedi që kishte dhe ato vështirësitë e veta sepse mosha e tyre relativisht e vogël nuk përkonte me moshën e personazhet gjithashtu ata sollën përpara spektatorëve një realitet që nuk e njihnin e nuk e imagjinonin."
Të rinjtë dhanë prova se mund të arrijnë realizimin e roleve nga më të vështirat.
“Arritëm të korrim një sukses të madh sonte dhe treguam se pavarësisht moshës, vështirësive dhe talentit që njeriu ka në akrim, njeriu mund tia dale me punë të palodhshme.”
“Mendoj se do të jetë një experience e paharrueshme.”
Publiku I mbështeti me duartrokitje dhe ovacione ndërsa aktorët premtuan se do të vijojnë me shfaqje të tjera