Izraeli nis valë të re sulmesh, synohen lëshuesit e raketave dhe infrastruktura kritike brenda Iranit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2025, 18:28
IRAN- Shpërthime të reja janë raportuar në pjesë të ndryshme të Iranit, sipas informacioneve të fundit që vijnë nga rajoni i Lindjes së Mesme.
Forcat Ajrore Izraelite konfirmuan në një postim në X se po vazhdojnë sulmet e tyre, duke u përqendruar në lëshuesit e raketave dhe infrastrukturën kritike brenda Iranit.
Sipas Press TV, forcat iraniane arritën të rrëzojnë raketa në jug të Teheranit, ndërsa Radiotelevizioni Iranian (IRIB) raportoi se sulmet u shtrinë më tej në perëndim, në qytetin Karaj, i cili ndodhet pranë kryeqytetit.
Në të njëjtën kohë, mediat lokale po raportojnë shpërthime në zonën e centralit bërthamor Fordow pranë Qom, në jug të Teheranit.
