Mema: Izraeli ka dashur ta sulmojë për vite Iranin, tani mori dritën jeshile nga SHBA-të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2025, 18:25
Përmes një interviste me Ora News Medlir Mema, pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare tha se Izraeli ka dashur gjithmonë që të sulmojë Iranin, por në këtë moment ishte një surprizë.
Mema: Ishte një sulm i paralajmëruar, unë jam i surprizuar për momentin edhe pse tani mendoj se ka negociata nga ana e Trupit. Izraeli ka pasur një dritë jeshile për të sulmuar Iranin, por tani mori OK. Izraeli ka dashur gjithmonë që të sulmojë Iranin, por në këtë moment ishte një surprizë.
Izraeli nuk merr dot veprime vetë, sepse ka kosto, prandaj pa dritën jeshile të SHBA-ve është gati e pamundur. Para disa muajsh Izraeli ka kërkuar një ndihmë nga Shtëpia e Bardhë për një sulm ballor. Irani vetë nuk ka mbështetje për momentin.