E rëndë/ U rrëzua në banesë, humb jetën 43-vjeçari në Pogradec
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2025, 23:20
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec, ku një 43 vjeçar është rrëzuar në banesë dhe ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 1 të qytetit.
Ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes por e ka konstatuar 43-vjeçarin pa shenja jete.
Trupi ndodhet në morg për ekspertizën mjeko ligjore ndërsa policia po merr në pyetje familjarët për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
