Spiropali në Odesa, merr pjesë në Samitin “Evropë Juglindore – Ukrainë”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2025, 13:22
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, po merr pjesë në Samitin “Evropë Juglindore – Ukrainë” , i cili zhvillohet sot, në 11 qershor, në Odesa.
Në Samit marrin pjesë Presidentë, Kryeministra dhe Kryetarë Parlamentesh nga vendet e Europës Juglindore si edhe autoritetet e larta shtetërore të Ukrainës.
Spiropali ndau në rrjete sociale një fotografi me ambasadorin shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo, në kufirin Moldavi–Ukrainë, rrugës për në Samitin Ukrainë–Evropa Juglindore, në Odesa.
