KAS nis rinumërimin e 42 kutive të votimit në Dibër, gazetarja Luku: Do shihen vetëm votat preferenciale
Nga Mola Luku Përditësimi i fundit 11 Qershor 2025, 10:17
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të nisë rinumërimin e 42 kutive të votimit në Qarkun e Dibrës. Ky veprim vjen si pjesë e shqyrtimit të ankesave të paraqitura nga opozita pas zgjedhjeve të 11 majit.
Vendimi vjen pas pretendimeve për parregullsi në numërimin fillestar dhe synon të sigurojë transparencë dhe besueshmëri në procesin zgjedhor.
Gazetarja Mola Luku sqaroi se ky rinumërim do të fokusohet tek votat preferenciale të koalicionit PD-ASHM, për të verifikuar saktësinë e numërimit fillestar dhe për të siguruar që procesi zgjedhor të jetë i drejtë dhe transparent.
Pritet që rinumërimi të përfundojë së shpejti dhe më pas KAS do të marrë një vendim përfundimtar.

