''PD i ka dhënë mundësi çdo kandidati që ka kërkuar transparencë'', Noka: 130 mijë fletë votimi s'dihet ku janë
Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se 130 mijë fletë votimi nuk e di askush se ku janë.
Noka: Kandidatë të veçantë duke nisur nga Alimehmeti i pari, zoti Kalaja e të tjerë kanë kërkuar rinumërim pranë KQZ.
Mirëpo kodi elektoral nuk e lejon të drejtën kandidatit për të kërkuar pranë KQZ.
Dhe atëherë duke qenë se ata kërkojnë, kanë hijet e tyre të dyshimit e kërkojnë transparencë që është një e drejtë legjitime e çdokujt për të kërkuar transparencën, i janë drejtuar forcës së tyre politike me të cilën garuan, PD dhe pastaj PD u jep mandat përfaqësimi atyre, i autorizon në emër të PD për të kërkuar të drejtën e tyre për të hapur kutitë.
Transparencë është asgjë më shumë.
Farsa nuk ka filluar tek kutia e votimit, farsa ka përfunduar tek kutia e votimit.
Problemi qëndron se ne jemi PD që kemi lindur mbi disa parime e vlera si forcë politike.
Një nga këto parime është e drejta e çdokujt për të verifikuar votën.
Kur kandidatët kërkojnë transparencë, PD do bëjë gjithçka që t’jua mundësojë atyre.
Nuk ka as dyshim e as hije gjëkundi këtu.
Është një mundësi që i është dhënë çdo kandidati që ka kërkuar transparencë.
130 mijë fletë votimi nuk e di askush se ku janë.
