Mazhoranca kundërshton nismën për dy orë pushim për faljen e xhumasë

Mazhoranca ka kundërshtuar nismën e propozuar nga deputeti Lefter Gështenja, e cila synonte t'u jepte besimtarëve myslimanë dy orë pushim çdo të premte për të kryer faljen e xhumasë.

Në propozimin e tij, Gështenja theksoi se punëdhënësit që kanë më shumë se 50 punonjës të besimit mysliman duhet të sigurojnë ambiente të posaçme për falje, si dhe të respektojnë oraret e faljes sipas njoftimeve të punonjësve.

"Çdo i punësuar ka të drejtë të marrë pushim 2 orë çdo të premte, me qëllim që të ketë mundësi të falet në xhaminë më të afërt me vendin e punës", tha ndër të tjera Gështenja, duke theksuar rëndësinë e garantimit të lirisë fetare në ambientin e punës. Megjithatë, kjo nismë nuk ka gjetur mbështetjen e mazhorancës në Kuvend.