Binjaku: Nisma “Pensionistët në auditor” rrit përfshirjen sociale dhe vlerëson përvojën
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 10 Qershor 2025, 18:37
Sociologia Entela Binjaku ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares së Ora News Sonila Musai, ku foli mbi nismën nismën e pensionistëve në auditor ku synon të përfshijë të moshuarit në jetën akademike dhe sociale.
Binjaku e cilësoi këtë nismë si pozitive, duke theksuar se ajo ndihmon në integrimin e moshave të pensionit në jetën aktive.
Sipas sociologes, përfshirja e të moshuarve në auditor mban në qarkullim idenë e të mësuarit gjatë gjithë jetës, promovon një kulturë të përfshirjes sociale dhe krijon mundësi për shkëmbimin e përvojave mes brezave.
Ajo theksoi gjithashtu se kjo iniciativë vjen si pasojë e realitetit të ri demografik, ku numri i personave mbi 65 vjeç është në rritje të vazhdueshme.
