Humbet jetën tragjikisht 69-vjeçari në Tiranë

Një 69-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë.

Sipas policisë, i moshuari dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon në rrugën “Kole Koçi”.

“Rreth orës 21:45, në rrugën “Kole Koçi” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi Q. B., 69 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.