Beqiri për nismën “Pensionistët në auditor”: Një hap i domosdoshëm dhe inovativ për të moshuarit
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 10 Qershor 2025, 18:40
Avokatja Nexhi Beqiri ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares së Ora News Sonila Musai, ku komentoi nismën “Pensionistët në auditor”, një iniciativë që synon t’u japë një rol aktiv personave të moshuar përmes pjesëmarrjes në auditor.
Beqiri e përshkroi këtë nismë si një risi shumë të bukur dhe të domosdoshme për shqiptarët që më parë nuk kanë pasur mundësi të ndjekin studimet në degët që ëndërronin.
Avokatja vlerësoi idenë si një shans për integrim social dhe zhvillim personal të të moshuarve, duke shtuar se kjo nismë duhet të mbështetet më shumë në shoqëri.
