Preçi: Faktorët ekonomikë nuk e justifikojnë 'b*mbën' e ndërtimeve, ndërtimet e larta janë një lloj 'parkimi' parash

I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, në “Ora News”, eksperti i ekonomisë Zef Preçi u shpreh se faktorët ekonomikë nuk e justifikojnë këtë bombë ndërtimesh, ndërsa ndërtimet e larta i cilësoi si një lloj parkimi të parave nga burime informale.

"Është vështirë të japësh një përgjithësim se çfarë po ndodh. Ajo që mund të thuhet është që faktorët ekonomikë që përcaktojnë ndërtimin janë për zhvilluesin maksimizimi i fitimit dhe ska asnjë motiv tjetër në të gjithë globin nëse nuk është fondacion bamirës, ndërkohë që zhvillimi lidhet me zhvillimet demografike që ka vendi me 1000 veta që shtohen mesatarisht banorë rezident në qytetin e Tiranës sipas censiusit të foindit që nga 2012 deri më 2024.

Nevojat për shtesat e reja janë minimale dhe nuk e justifikojnë këtë bombë ndërtimesh, aq më tepër për ndërtimet e larta.

Nga ana tjetër zhvillimi ekonomisë në tërësi, me rritje ekonomike anemike do ta konsideroja me 2-3% nuk është se i nxit njerëzit, sidomos klasën e mesme që të investojnë në zgjerim të sipëerfaqes apo në marrjen e kredive.

Po kështu elementë të tjerë, politikat shtetërore që ndiqen nuk është se kanë ndonjë preferencë përveç atyre të ashtëquajtur investitor strategjikë.

Kështu që parë në tërësi, faktorët ekonomikë nuk e justifikojnë këtë bombë ndërtimesh dhe lejesh.

Ajo që shtyn të mendosh është fakti se nga burojnë këto para sepse studimet tregojnë që edhe në vendet perëndimore një pjesë e ndërtimeve janë me burime informale dhe kriminale. Ndërtimet në kulla të larta konsiderohen një lloj parkimi të parave.

Në të njëjtën kohë emigracioni ka një lloj peshe sado të vogël në blerjet e reja ndonëse agjensitë imobiliare konfirmojnë që ka rënë kërkesa", u shpreh Preçi.