''Do kthehen në kolaps social'', Tepelena: Kullat kanë 'lindur' për zyrat, jo në funksion të banesave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2025, 21:58
Andi Tepelena, Aktivist i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se kullat kanë lindur për zyrat dhe jo në funksion të banesave.
Tepelena: Kulla nuk ka lindur si koncept estetik për të zbukuruar qytetin, ka lindur si koncept ekonomik.
Ka lindur për zyrat, pra funksioni i kullave kanë qenë zyrat.
Nuk kanë qenë kullat në funksionin të banesave siç po transformohet këtu.
Nuk është ky modeli evropian që po na serviret ne.
Ku është ky zhvillim ekonomik që po i serviret Tiranës?
Ne akoma jemi këto kullat mbushen me call centera edhe për pak kohë se do bjerë errësira mbi to.
Te jeni të sigurt se këto do kthehen në një kolaps social.
