Shtrëngimi i kredive në shtëpi/ Rrumbullaku: Vite më parë kreditë merreshin më thjeshtë, sot e vështirë

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", eksperti i ekonomisë Oltion Rrumbullaku foli për një temë me rëndësi të veçantë për familjet e reja dhe qytetarët që synojnë të blejnë një shtëpi: kufizimet e reja në kreditë hipotekore.

Ai komentoi vendimin e fundit të Bankës së Shqipërisë, i marrë në fillim të majit, për të shtrënguar kriteret e dhënies së kredive për banesa. Sipas këtij vendimi, bankat nuk do të mund të financojnë më shumë se 80% të vlerës së shtëpisë së parë, dhe jo më shumë se 85% për blerjen e një shtëpie të dytë.

" Është një vendim i filimit të majit për një lloj shtrëngimi, janë këto % dhe disa elementë të tjerë, % e të ardhurave që duhet të ketë një individ për të marrë kredi.

Në fakt deri para disa vitesh vetë bankat ishin shumë të shtrënguara në këtë pjesë, kishin ato %. Pavarësisht se nuk ishin në rregulloren e Bankës së Shqipërisë, ishin mund të them në rregulloret e bankave dhe kishin një lloj penalizimi për një pjesë të mirë sidomos për brezin e ri, familjet e reja që duan të marrin kedi.

Normalisht kishin edhe një problematikë të shtuar përveç të ardhurave, por edhe tek tregu i ndërtimit i cili ka probleme të çmimeve të deklaruara edhe nëndeklaruara.

Pra, mund të marrësh një apartament dhe 100 mijë euro por në çmimin e deklaruar mund të jetë 60 ose 70 për arsye që dihen dhe në të gjitha këto situara kishte disa banka që filluan të tregoheshin edhe më agesive duke dhënë kredi deri në 100% të kolateralit të përqendruar drejt të rinjve", u shpreh Rrumbullaku.