Pushimet verore të kosovarëve! Kreu i Shoqatës së Turizmit në Kosovë: Shqipëria është shndërruar në një destinacion turistik

A mbetet Shqipëria destinacioni i kosovarëve?

Përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta jepte kreu i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj në një intervistë për “Ora News”.

“Në vitin 2024 ne kishim një shmangie të bregdetit shqiptar, por jo për të ndërruar, por për vizita të ndryshme në vendet e Evropës. Dhe me mbarimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, numrat flasin për një rritje të turizmit Kosovë – Shqipëri.

Dhe tashmë duke pasur parasysh se Shqipëria është shndërruar në një destinacion turistik ndërkombëtar nga veri deri në jug.

Prandaj, shqiptarët e Kosovës në këtë treg turistik, sigurisht që kanë rolin e tyre. Dhe ne si Shoqatë kemi bërë një punë jashtëzakonisht me operatorët turistikë atje, por edhe në bashkëpunim me median po përpiqemi të jemi vazhdimisht prezent për të promovuar turizmin shqiptar.

Dhe po ashtu për të rritur kapacitetet humane mes dy vendeve, ku të rinj nga Shqipëria të punësohen në Kosovë dhe e anasjella, pasi turizmi në Shqipëri nuk ëhstë një sezon tre mujor, por është një turizëm gjithë-vjetor”, u shpreh ndër të tjera kreu i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME KREUN E SHOQATËS SË TURIZMIT NË KOSOVË, RUZHDI KURTISHAJ