Zelenski sulmon Orbanin: Mos bëj propogandë me imazhin tim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar ashpër kryeministrin hungarez Viktor Orban për qëndrime anti-ukrainase dhe për përdorimin e politikave që, sipas tij, favorizojnë Kremlinin.

Në një intervistë për gazetën hungareze Valasz Online, Zelensky e kritikoi Orbanin si manipulator dhe të papërgjegjshëm në sjelljen e tij ndaj luftës në Ukrainë.

"Si mund ta përdorë fytyrën time për zgjedhjet e tij? Unë jam president i një vendi tjetër. Ju nuk i shihni billbordet e Orbanit në vende të tjera.

Sepse kjo do të ishte joetike," deklaroi Zelensky, duke iu referuar përdorimit të imazhit të tij në fushatat politike të brendshme në Hungari.

Zelensky zbuloi gjithashtu se shërbimi i inteligjencës hungareze po mblidhte informacione mbi mbrojtjen ajrore të Ukrainës, si dhe qëndrimin e rajonit të Zakarpattias ndaj mundësisë së vendosjes së trupave hungareze ‘paqeruajtëse’.

Ai tha se ky veprim nuk është autorizuar nga NATO dhe është në kundërshtim me normat ndërkombëtare të bashkëpunimit të sigurisë.

Ai flet për paqe, më pas viziton Moskën. Për kë po mbledh informacione Budapesti?”, pyeti Zelensky, duke aluduar për qëndrimet kontradiktore të kryeministrit hungarez dhe lidhjet e tij me Rusinë.