Ministri i jashtëm izraelit: Vendimi britanik për të vendosur sanksione ndaj Gvir dhe Smotrich është skandaloz!
Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar tha sot se Izraeli ishte informuar për vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur sanksione ndaj dy ministrave të qeverisë izraelite, duke e quajtur këtë veprim skandaloz.
"Jemi informuar për vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur dy nga ministrat tanë në listën e sanksioneve britanike. Është skandaloze që zyrtarët e zgjedhur dhe anëtarët e qeverisë i nënshtrohen masave të tilla", tha Saar në një konferencë për shtyp, pa përmendur emrat e ministrave të synuar.
Gazeta “The Times” raportoi se Britania dhe aleatët e saj do të vendosin zyrtarisht sanksione ndaj këtyre ministrave izraelitë të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, dhe Financave, Bezalel Smotrich, të ekstremit të djathtë, për qëndrimin e tyre në lidhje me luftën në Rripin e Gazës. Ministri i Jashtëm izraelit theksoi se qeveria izraelite do të mbajë një takim urgjent në fillim të javës së ardhshme për të vendosur se si të reagojë ndaj "vendimit të papranueshëm".
