Finlandë/ Avioni ushtarak rus dyshohet se ka shkelur vijën ajrore në vend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2025, 20:35
Një avion ushtarak rus dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore të Finlandës të martën, më 10 qershor, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes në Helsinki.
Ministri finlandez i Mbrojtjes, Anti Hakkanen, bëri të ditur se Roja Kufitare Finlandeze ka nisur një hetim mbi incidentin.
Ky është rasti i dytë i raportuar brenda një muaji, ku në maj, Finlanda njoftoi se dy avionë rusë dyshohej se kishin hyrë pa leje në hapësirën e saj ajrore më 23 maj.
Autoritetet finlandeze nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi tipin e avionit apo kohëzgjatjen e shkeljes së dyshuar, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
