Çika: Çështjet në Los Anxhelos pjesë e axhendës politike të Trump

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Emilio Çika analizoi qasjen politike të presidentit Trump, duke theksuar ndarjen midis problematikave të brendshme në SHBA dhe prioriteteve ndërkombëtare në axhendën e tij.

" Janë dy këndvështrime. Në radhë të parë flasim për çështjet e brendshme të SHBA-së, pra problematikat që kemi në Los Angelos dhe dërgimin e trupave ushtartake të cilat ka dërguar presidenti Trump aty.

Janë çështje të cilat janë në këndvështrimin e problematikave të brendshme të SHBA-së.

Kurse çështjet e tjera janë në çështjet ndërkombëtare. Pra, dy politika me dy qasje të ndryshme të cilat presidenti Trump ka në axhendën e tij gjatë kësaj periudhe.

Nëse do shohim të dyja këto çështje kanë qenë problematika apo çështje të cilat janë ngritur gjatë fushatës së tij elektorale, gjatë qëndrimeve të tij të cilat kanë qenë për atë që është programi qeverisës i 4-vjeçarit të ardhshëm të presidentit Trump, kështu që në këtë këndvështrim duhet thënë që janë brenda konfigurimit politik ideor të presidentit Trump dhe do të thoja që çështja në Los Angelos është më shumë një çështje e cila edhe vetë presidenti Trump do e kërkonte", u shpreh Çika.