Zelensky thirrje për veprime konkrete! Presidenti i Ukrainës kritikon mungesën e reagimit nga aleatët

Presidenti i Ukrainës kritikoi mungesën e reagimit nga aleatët ndërsa Moska kreu një nga sulmet e saj më të mëdha ndaj Kievit. Zelensky theksoi se përgjigjja nuk duhet të jetë heshtja e botës, por veprimet konkrete.

Volodymyr Zelenskyy ka shprehur zhgënjimin e tij për atë që e quan heshtjen e presidentit Donald Trump. Ai bën thirrje për “veprime kundër Rusisë, e cila kreu një nga sulmet e saj më të mëdha ndaj Kievit gjatë natës.

Trump sipas tij ka hezituar vendosjen e sanksioneve të mëtejshme ekonomike ndaj Kremlinit.

Zelensky: “Është e rëndësishme që përgjigjja ndaj kësaj dhe sulmeve të tjera të ngjashme ruse të mos jetë heshtja e botës, por veprime konkrete. Veprime nga Amerika, e cila ka fuqinë ta detyrojë Rusinë të arrijë paqe. Veprimet e Evropës , e cila nuk ka  rone aktive tjetër përveçse të jetë e fortë. Nevojitet presion i fortë për paqen”.

Një total prej 316 dronësh dhe shtatë raketash u lëshuan drejt objektivave ukrainase në të gjithë vendin në orët e para të së martës, përfshirë Odesën në juglindje, ku u vranë dy persona. Por ishte kryeqyteti ai që ishte në qendër të sulmit.

Zelensky: “Shtëpi të zakonshme dhe infrastruktura urbane u dëmtuan, dhe madje edhe një maternitet në Odesa u bë shënjestër e rusëve. Sulmet ruse me raketa dhe  rone Shaheds janë më të zhurmshme se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe të tjerëve në botë për ta detyruar Rusinë të arrijë paqe”.

Bombardimet e  pandërprera gjatë natës zgjatën për pesë orë dhe është parë si pjesë e një përgjigjeje e Kremlinit ndaj Operacionit “Rrjeti i Merimangës” të Ukrainës, i cili goditi bombarduesit rusë javën e kaluar.