Pl*mba në bukë/ 17 palestinezë humbasin jetën nga një sulm në pikat e shpërndarjes të ushqimit në Gaza

17 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur duke kërkuar ushqim në pikat e shpërndarjes të martën në Gaza.

Në një skenë tragjike e përsëritur kjo, ku civilët në kushtet e mbijetesës sulmohen nga forcat izraelite ndërsa marrin ushqimet dhe ndihmat të tjera jetike nga Fondacioni Humanitar i Gazës.

Autoritetet palestineze thanë se të plagosurit u transportuan me urgjencë në dy spitale në qytetin e Gazës, gjendja e disa prej të cilëve mbetet kritike.

Ushtria izraelite deklaroi se ka nisur një hetim mbi incidentin dhe theksoi se para ditësh kishte lëshuar paralajmërim për civilët që të mos afroheshin në rrugët e vendit të ndihmave pas orës 18:00, duke i specifikuar ato si “zona ushtarake të mbyllura”. 

Nga ana tjetër, Fondacioni Humanitar i Gazës nuk reaguar ende zyrtarisht për ngjarjen. Pavarësisht pretendimeve të mëhershme për funksionim eficent, dëshmitarët në vendngjarje përshkruajnë një gjendje të pasigurt, ku njerëzit përballen me dhunën, rrëmujë dhe pa mjaftueshmeri.

Një pjesë e mire e palistinezëve kanë deklaruar se kilometrave të shumtë të përshkruar dhe orëve të gjatë të pritjes janë kthyer pa marr asnjë ushqim.

Kriza humanitare në Rripin e Gazës po përshkallëzohet çdo ditë.

Pas bllokadës 11-javore, Izraeli lejoi rifillimin e operacioneve të mira të udhëhequr nga OKB-ja më 19 maj, por Kombet e Bashkimit e kanë quajtur këtë ndihmë si “një pikë në oqean” përballë nevojave masive të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh.