Nis seanca në GJKKO për Dosjen "5D", mungojnë tre të paraburgosurit Molla, Tushe dhe Qato

Ka nisur seanca në GJKKO për dosjen vjedhjeve të p[arave të Tiranës nga drejtorët e Bashkisë së Erion Veliajt përmes skemës së dyshimtë kriminale ‘5D’.

Ndërkohë që mungojnë tre të paraburgosurit Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato dh enë vend të tyre është paraqitur avokati Denjon Bogdani.

Denjon Bogdani, mbrojtësi ligjor i Redi Mollës: "Në këtë proces ne kërkojmë të ketë gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Lidhur me akuzat, shtetasi Redi Molla akuzohet për 7 episode korrupsioni, 4 të kryera në bashkëpunim me Mariglen Qaton dhe 3 i vetëm.

Redi Molla akuzohet se ka korruptuar veten e tij, ky është thelbi i akuzës sepse në 3 raste nuk ka bashkëpunuar. Redi Molla pretendohet se është pronar faktik i 5D. Ku mbështetet prokuroria te pronari faktik? Mbështetet te disa blloqe shënimesh dhe disa biseda në telefon, tek persona të tretë, jo nga vetë Redi Molla.

Pronari faktik në tërësinë e tij është hipotetik. Akuza i ka të dhënat e gabuara dhe ka arritur në konkluzion të gabuar lidhur me të mbrojturin që në përfaqësojmë. Të gjitha mesazhet që i referohet akuza, janë të vitit 2023. Në 7 episode, i fundit në të cilin Molla ka qenë drejtues i entit prokurues, daton në vitin 2020.

Si e lidh prokuroria të qenurit pronar në 2020? Apo në 2016 kur është krijuar Igor Electrik Vas Construcion? Dhe lidhur me akuzën e pastrimit të parave, a është e provuar që Redi Molla është pronar faktik? Absolutisht që jo.

Çfarë veprimesh konkrete ka patur në fshehjen e të ardhurave? Një lidhje të drejtpërdrejtë që të jetë gjendur nga prokuroria nuk ka. Në lidhje me kërkesën për prova, ne nuk kemi sepse kemi kërkuar gjykim të shkurtuar.

Në lidhje me ato që ka paraqitur organi i akuzës, 63 dëshmitarë ka renditur edhe provat shkencore dhe kërkon që dëshmitarët të thirren në bazë të kësaj liste.

Renditja e tyre nuk është e saktë, i takon prokurorisë t’i grupojë sipas episodeve. Minimalisht prokuroria duhet të thotë pse i kërkon këto dëshmitarë? Çfarë provojnë ata? Kjo është mangësi që akuza duhet ta plotësojë."