Manchester United, dhjetë largime në fund të muajit, mes tyre edhe Eriksen, Lindelof dhe Evans

Manchester United ka njoftuar zyrtarisht largimin e dhjetë lojtarëve në fund të këtij muaji, përfshirë emra të rëndësishëm si Christian Eriksen, Victor Lindelof dhe Jonny Evans.

Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të klubit, thuhet:

“Lista e lojtarëve të konfirmuar për Premier League është dorëzuar, dhe përfshin disa që do të largohen nga klubi. Christian Eriksen, Jonny Evans dhe Victor Lindelof janë mes tyre, pasi kontratat e tyre skadojnë.

Mesfushori danez Eriksen shënoi në ndeshjen e tij të 108-të dhe të fundit me klubin, me një penallti në fitoren 2-0 ndaj Aston Villas në ‘Old Trafford’ muajin e kaluar.

Edhe Lindelof dhe Evans ishin në fushë në atë ndeshje, duke shënuar përkatësisht paraqitjen e 284-t dhe 241-të me Manchester United.

Për kapitenin suedez Lindelof, mbyllet kështu një karrierë tetëvjeçare me ‘Djajtë e Kuq’, gjatë së cilës fitoi FA Cup dhe Carabao Cup, së bashku me Eriksen.

Ndërkohë, Evans largohet pas dy periudhash me klubin, që nisën që nga debutimi i tij me Akademinë në vitin 2007.

Ai fitoi tre tituj të Premier League, një Champions League, një Kupë Bote për Klube dhe një Kupë Lige gjatë periudhës së parë, përpara se të rikthehej në 2023 dhe të fitonte FA Cup me fitoren 2-1 ndaj Manchester City në finalen e vitit 2024.

Në listën e lojtarëve që largohen është edhe portieri Tom Heaton, megjithatë klubi është ende në bisedime me të për një marrëveshje të re për sezonin 2025/26.

Ashtu si Evans, edhe Heaton është një produkt i Akademisë dhe është në periudhën e dytë të tij me klubin, pasi u rikthye në 2021 dhe realizoi tri paraqitje me ekipin e parë.

Lojtarët e Akademisë Hubert Graczyk, Jack Kingdon, Sam Murray, Tom Myles, James Nolan dhe Tom Wooster janë gjithashtu në mesin e atyre që do të largohen këtë verë.

Akademia është krenare për të gjithë lojtarët e rinj që po largohen, pavarësisht grupmoshës.

Ata do të mbështeten në gjetjen e klubeve të reja, do të kenë një program të personalizuar mbështetjeje pas largimit dhe do të kenë gjithmonë një lidhje të përhershme me Manchester United.”