MODRIÇ LË PEZULL MILANIN! Sulmuesi kroat: Për momentin po mendoj për kombëtaren

Luka Modriç e ka lënë në heshtje mundësinë për të kaluar te Milani në Serie A. edhe pse pranon se ka bisedime me Igli Taren shton se për momentin fokusin e ka tek kombëtarja kroate

Pavarësisht zërave gjithnjë e më të fortë për një kalim të mundshëm te Milani dhe kontakteve të drejtpërdrejta me drejtorin sportiv Igli Tare, Luka Modric nuk ka dhënë ende një vendim për të ardhmen e tij.

Gjatë një konference për shtyp nga grumbullimi me Kroacinë, në prag të sfidës ndaj Çekisë për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, mesfushori legjendar tha:

"Nuk kam vendosur ende se ku do të vazhdoj karrierën. Ka pasur kontakte dhe telefonata, por i kam lënë mënjanë. Tani dua të fokusohem te Kombëtarja," deklaroi Modric.

Ai shtoi se është normale në këtë periudhë të mos jetë i qartë destinacioni i ardhshëm dhe theksoi se kjo situatë nuk duhet të ndikojë te përqendrimi i askujt në objektivat e momentit.

Ndërkohë, një tjetër emër që mund të ndryshojë ambient është mbrojtësi serb Strahinja Pavlović. Sipas asaj që raporton tabloidi britanik The Sun, Crystal Palace është shumë i interesuar për shërbimet e tij dhe mund të bëjë një ofertë prej rreth 30 milionë euro për ta sjellë në Premier League.

Pavlović iu bashkua Milanit një vit më parë nga Salzburgu për një shifër prej afërsisht 15 milionë euro dhe konsiderohet si një prej mbrojtësve më premtues në qarkullim. Një transferim i mundshëm në Angli do të përfaqësonte një hap të madh në karrierën e 23-vjeçarit dhe një fitim të ndjeshëm për klubin kuqezi.