Humb jetën Uriah Rennie, gjyqtari i parë me ngjyrë, që drejtoi në Premier League…

ANGLI - Uriah Rennie, gjyqtari i parë me ngjyrë i Premier Ligës, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, njoftoi të dielën Shoqata e Futbollit të Qarkut Sheffield dhe Hallamshire.

I lindur në Xhamajka dhe i rritur në Sheffield, Rennie bëri histori në vitin 1997 kur arbitroi një ndeshje të Premier League midis Derby County dhe Wimbledon.

Ai vazhdoi të arbitronte në më shumë se 300 ndeshje, përfshirë 175 në ligën e parë angleze. 

"Si gjyqtari i parë me ngjyrë në Premier League, Uriah ishte një pionier, trashëgimia e të cilit do të jetojë dhe do të vazhdojë të frymëzojë brezat e ardhshëm", tha Premier League në një postim në X të hënën.

Rennie u tërhoq nga futbolli në vitin 2008 dhe kaluan 15 vjet para se një tjetër gjyqtar me ngjyrë të drejtonte një ndeshje të Premier Ligës, me Sam Allison që arbitroi Sheffield United kundër Luton Town në vitin 2023.

Në prill, Rennie i tha BBC-së se po mësonte të ecte përsëri, pasi u paralizua nga mesi e poshtë si pasojë e një gjendjeje të rrallë.