FINALE EPIKE NË TENIS! 5 orë e 29 minuta për titullin e turneut “Roland Garros”
Pesë orë e 29 minuta ka zgjatur finalja e tenisit në “Roland Garros”. Carlo Alcaraz fitoi me përmbysje ndaj Janik Siner në atë që tashmë do quhet përballja epike mes gjigantëve 22-vjeçarë
Turneu i Roland-Garros nw tenis ka hyrë në histori me një finale epike mes Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner. Pas 5 orësh e 29 minutash betejë, Alcaraz përmbysi disavantazhin prej dy setesh dhe fitoi me rezultat të ngushtë në atë që u bë finalja më e gjatë në historinë e Roland-Garros.
Një spektakël me intensitet të jashtëzakonshëm, ku dy gjigantë të rinj – 23 dhe 22 vjeç – treguan se janë gati të udhëheqin një epokë të re.
Alcaraz mbetet i pamposhtur në finalet e Grand Slam-it dhe tashmë ka katër tituj madhorë në koleksionin e tij.
Roland-Garros përjetoi edhe ndoshta lamtumirën e Novak Djokovic, i cili, pas një përballjeje të fortë me Sinner, deklaroi i prekur: “Mund të ketë qenë ndeshja ime e fundit këtu.” Emocionet u shtuan me rikthimin simbolik të Rafael Nadal, që u nderua për karrierën e tij legjendare në këtë turne.

Nga ana tjetër, tenisi francez vazhdon të vuajë mungesën e rezultateve te meshkujt. Asnjë lojtar nuk arriti javën e dytë të turneut, për të katërtin vit radhazi.
Në fushën e femrave, ndriçoi emri i Coco Gauff, e cila përmbysi Aryna Sabalenkën dhe fitoi titullin e dytë Grand Slam në karrierë.
Megjithatë, surpriza më e madhe ishte Loïs Boisson, 22-vjeçarja franceze e renditur e 361-ta në botë, që mbërriti deri në gjysmëfinale. Ajo i dha turneut një emocion të freskët dhe u bë shpresa e re e tenisit francez, ndonëse u ndal nga kampionia Gauff.

